E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Ramës nuk i del inati: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona

Marrë shkas nga fjala e Ramës për përmbytjet, kryedemokrati Basha i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke thënë se kryeminsitri bën propagandë me fatkeqësinë. Për të, zgjidhja e vetme është largimi i Ramës.

“Mijëra familje janë nën ujë, pa furnizime ushqimore e medikamente. Zona nga Shkodra, Durrësi, Lezha dhe gjithë ultësira perëndimore nën ujë. Përmbytjet kanë ardhur nga kaskadat, jo nga reshjet. Ai del aty dy orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë, edhe fatkeqësinë më të madhe e cilëson propagandë. Boll më. Ky njeri është problemi i vendit, ky dështak ka vetëm një zgjidhje, largimin. Edhe përmbytjen, si çdo gjë tjetër, po mundohet ta kthejë në propagandë. Njerëzit janë deri në brez me ujë në mes të pandemisë, ata të tjerët kanë mbetur në çadra, i zuri viti i dytë, ka ardhur koha ta largojmë. Na duhet një kryeministër serioz. Problemet kanë ndodhur dhe do të ndodhin, por Shqipërisë i duhet një kryeministër serioz, të ndihmojë shqiptarët. Me të gjitha pushtetet në dorë, Rama ka dështuar”.

Siç duket, kryeministrit Rama nuk i ka dalë inati, duke iu kthyer me të njëjtën monedhë Bashës. Reagimi vjen me anë të një postimi në Twitter, duke iu referuar fjalës së kreut të opozitës, se qindra mijëra njerëz janë nën ujë edhe sot.

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, përfundon Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...