Kryesore

Ramës nuk i del e keqja me Metën, ja çfarë bën (video)

               Publikuar në : 14:49 - 12/06/19 M. S

Pas shtrëngimit të duarve në Kosovë, e cila të ngjante me një shfaqje sa për sy të publikut, Rama nuk ndryshon pikë e presje se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, duke hedhur poshtë në këtë formë të gjitha tentativat e Presidentit Ilir Meta. Kryeministri, me anë të një videoje në Instagram ka ballafaquar qëndrimin e Metës dhe të Jean-Claude Juncker.

 

View this post on Instagram

 

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on


Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Bruksel se Shqipëria e meriton plotësisht çeljen e negociatave, por kur flet për afate kohe, ai nuk ka një datë të prerë.

“Nuk është e pamundur. Edhe atyre që janë hezitues, ne do u shpjegojmë progresin që kanë bërë këto dy shtete (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut). Mbase nuk do të mundësohen në qershor sepse janë zgjedhjet, mund të merret vendimi dhe më vonë, por e rëndësishme është që t’ua bëjmë të qartë se duhen hapur negociatat”, tha Juncker.

Në kulmin e krizës politike, e thelluar më tej ditëve të fundit kur presidenti Ilir Meta çdekretoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, u duk sikur erdhën sinjale pozitive nga Prishtina.

Rama e Meta bëjnë ‘paqe’, shtrëngojnë duart në Kosovë (video)

Rama dhe Meta, pavarësisht replikave në distancë gjatë këtyre ditëve lidhur me zgjedhjet lokale, sot kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Pas këtij momenti, Rama i është rikthyer sërish sulmeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT