Një orë para skadimit të afatit të studentëve, të cilët kanë paralajmëruar për grevë urie, kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter. Ka qënë Gent Strazimiri, i cili ka ngacmuar Ramën, me anë të një shkrimi.
Por Rama nuk po ndjek vetëm protestën e studentëve, por ai është vigjilent ndaj çdo akuze.
“Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës. Qimet i kanë lënë, po zakoni u del veç me shpirtin”, shkruan Rama.