E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Dy lëvizje në qeveri/Ja posti që merr Milva Ikonomi

Bledi Çuçi, i cili mban detyrën e Ministrit të Bujqësisë, do të vendoset në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa në vend të tij do të vendoset Milva Ikonomi.

Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt, në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter. Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ikonomi. Emrat i janë dërguar presidentit Ilir Meta për dekretim.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...