Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama zbulon mesazhin nga Brukseli per heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

I pranishëm në konferencën “Një kontinent, një e ardhme”, Rama deklaroi se për çështjen e negociatave është shqetësuese fakti se nuk ka një arsye të drejtpërdrejtë për refuzimin. Rama u shpreh mjaft i bindur se Shqipëria i ka përmbushur me sukses detyrat që i janë dhënë. “Shqetësuese është fakti se nuk ka një arsye të drejtpërdrejtë. Franca është aktori më i ndershëm në këtë debat. Refuzimi i është rezultat i luftërave mes vendeve të Evropës, Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat që i kanë dhënë. Duhet të them se ajo që ndodhi në konferencën e donatorëve ishte e jashtëzakonshme, pasi tërmeti na la shumë plagë”, tha Rama.

Kryeministri ka folur edhe për çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Nëse themi që e kemi thënë më përpara se do të hapim kufirin me Kosovën dhe do të kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve, nuk është programi që do të hidhet poshtë nga Uashingtoni, por është Brukseli që thotë jo. Pra në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge, në dhjetor patëm disa sinjale nga Brukseli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një formë tjetër, sepse rezultati do të ishte negativ. Saktësisht për të mos bërë hapjen e kufirit. Pse? Nuk mund ta bësh, nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme, nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë. Është kjo ajo që kemi rënë dakord me Serbinë.

Nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht për mënyrën si shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. Pra t’i thuash kësaj, është t’i thuash jo së ardhmes. Jam i sigurt se kjo do të na bëjë bashkë të gjithë ne. Nuk është e thënë të biem dakord për gjithçka. E them mbështetur në këto mosmarrëveshjet e mëdha”, përfundoi Rama.

Sipas Ramës, Minishengeni rajonal e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë. Rama u shpreh se nisma rajonale dallon me BE-në, në faktin që nuk do të duhet konsensus mes vendeve për çdo çështje.

“Për të gjithë ata që i janë referuar si Minishengen, e kanë kuptuar shumë keq sepse nuk është mini, është thjesht në masat reale. Çfarë do përmasash ka rajoni jonë për të siguruar që njerëzit, kapitalet, mallrat të lëvizin lirisht në gjithë rajon dhe për të hapur një hapësirë të madhe për ekonominë tonë. Është krejt e kundërta e asaj çka është kriticizmi kundër këtij. E bën integrimin në BE shumë më të plotë dhe më të lehtë, pasi me aq sa kuptoj nga metodologjia e re, ka një element rajonal të përfshirë. Herët a vonë vendet tona do të maten jo vetëm me atë çka bëjnë së brendshmi, por edhe si sillen mes tyre.

Ndaj nëse për momentin nuk kemi shans për t’u integruar në BE, kemi mundësi ta bëjmë këtë me rajonin. Është me dobi për të gjitha vendet, është në dobi për njerëzit, për punonjësit, për sipërmarrësit, për turistët. Nuk është aspak e ngjashme me BE për një pikë, nuk do të na duhet konsensus për gjithkënd. Është e lirë për gjithkënd. Nuk ndërtohet mbi bazën e parimit të konsensusit. Nuk është e thënë që të jesh pjesë dhe të biesh dakord për çdo gjë. Çdo vend, apo çdo shtet merr vendimet e veta”, tha Rama.

Tags: BrukseliKosove-Shqiperirama

TË LIDHURA

Aktualitet

Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

13:22 | 09/06/2026
Aktualitet

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026
Next Post

“Më 2 mars në bulevard”, LSI i bashkohet thirrjes së Metës

Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e Metës për rrugëtim e ri në politikë

Ish-deputeti ngre alarmin: Shqipëria nuk ka asnjë ‘karantinë’ për koronavirusin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

by mirseda
13:22 | 09/06/2026
0

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është...

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com