E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Rama zbulon detajet nga ‘furtuna’ në Policinë e Shtetit

Rama ka hedhur dritë sot mbi deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për një ristrukturim të Policisë së Shtetit. Rama tha se duhet të funksionojë çdo hallkë e shtetit, që qytetarët të jenë të kënaqur. Ai zbuloi se procesi i ndryshimeve në nivele të larta të Policisë së Shtetit, do të ndodhë më shpejt nga sa ishte planifikuar. I ndalur tek deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për aksidentet rrugore dhe kriminalitetit, i cili tha se policia nuk mund të ndjekë nga pas çdo makinë, Rama u shpreh se fjalët e tij janë keqinterpretuar.

“Jemi në fazë strukturimi për të gjithë sektorët. Dua të theksoj që Ministri i Brendshëm dje një pjesë e madhe e juaja ua morën fjalët dhe ua kthyen përmbys.

Asnjëherë një ngjarje e çfarëdo niveli, nuk është një arsye për të larë duart. Çdo ngjarje është një motiv i fortë se si gjërat të bëhen më mirë. Kur unë them që në ngjarjet në fjalë sulmi i Policisë së Shtetit është absurd, kam parasysh faktin që nuk është vetëm policia në një vend demokratik ajo që garanton gjithçka dhe që kontrollon sjelljet e njerëzve dhe individëve rrugëve apo konfliktet mes tyre që ndodhin në pak minuta dhe që nuk ka polici në botë që mund t’i parandalojë. Policia jonë ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe.

Edhe në aspektin e drejtimit, burimeve njerëzore është një proces që ka nisur të diskutohet për të reaguar edhe ndaj kësaj situate. Pavarësisht fakteve, edhe perceptimi ka një rëndësi sepse krijon një atmosferë psikologjike shumë të madhe.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të Policisë së Shtetit do të bëhet më shpejt se çfarë ishte planifikuar, edhe pse ishte planifikuar me kohë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...