Rama zbulon çfarë do diskutojë me Mitsotakis në Athinë

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku do të takohet për një drekë pune me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Ai ka ndarë me ndjekësit në Twitter një foto, teksa zbret në aeroportin e Athinës. Në të njëjtën kohë njofton se me homologun grek do të diskutojë për koordinimin e luftës kundër COVID, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe integrimin europian të rajonit.

Statusi

Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.