Rama zbulon arsyen: Ja përse mora vaksinat kineze

Kryeministri Edi Rama deklaroi se u detyrua që të merrte vaksinën kineze, për shkak të dinamikës sëeprocesit kundër përhapjes së Covid-19.

Teksa u krahasua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Rama u shpreh se kjo marrëveshje nuk është në funksion të fushatës elektorale.

Edi Rama: “Dinamika e procesit, e njëjta gjë që shtyn edhe kancelaren të thotë se edhe nëse BE nuk miraton vaksinën, Gjermania do e marrë.  Nëse do të ishte e mundur që të merrej 1 ditë më parë, sigurisht që unë s’do të prisja të ndodhte ky përkim. Pastaj këto janë biseda lidhur me koecidencat kur s’ke asgjë tjetër për të bërë.”

Ditën e sotme mbërritën në aeroportin e Rinasit, 192 mijë doza të vaksinave kineze Sinovac, të siguruara nga Turqia.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.