E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Rama zbarkon në Vlorë me ministrat besnikë, s’i del e keqja me Dritan Lelin

Kryeministri Rama ishte dje në Vlorë, i shoqëruar edhe nga disa ministra të qeverisë që drejton. Rama shoqërohej nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku si dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Gjatë inspektimit nga afër të disa punimeve që po bëhen në dy lagje të Vlorës, Kume dhe Çole, ajo që ra në sy ishte se Rama shmangu kryetarin të Bashkisë Dritan Leli, ndërsa shoqërohej nga nënkryetari i Bashkisë Afrim Qendro dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, duke e lënë Lelin në hije.

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar Bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputet, ndaj e ‘detyroi’ Ramën të dërgonte letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga Bashkia, mos të të shoh më!

Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës. Përplasjet e Ramës me Lelin kanë qenë të vazhdueshme. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama deklaroi për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli se, për ta, ai ka vdekur. Gjatë ditëve të fundit në Vlorë është zhvilluar një situatë qesharake mes Lelit dhe Këshillit Bashkiak, për të zhvilluar një mbledhje e cila është planifikuar që të marrë formën e një gjyqi publik ndaj kryebashkiakut, që është vendosur në qendër të hakmarrjes së kryeministrit Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...