Kryeministri Edi Rama ka thënë publikisht në një bashkëbisedim me gazetarët, se familja e tij konsumon ujë rrjeti dhe jo ujë të blerë. Kjo deklaratë vjen në kohën kur ai po fliste për investimet në ujësjellësa, dhe për objektivin për të furnizuar 24 orë me ujë të gjitha zonat urbane brenda 2021. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se djali i tij Zaho lahet me ujin e rrjetit.
Gazetarja: A pini ujë nga rrjeti?
Rama: Që ç’ke me të, unë e pi ujin që vjen nga rrjeti, mos ki asnjë dyshim.
Gazetarja: Ne nuk i lajmë dot fëmijët me ujin e rrjetit sepse ka shumë klor, u bën dëm për sytë. Ju e lani Zahon?
Rama: Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepsë ka shumë qejf që të lahet. Normale që me ujë rrjeti e laj, sepse nuk ka ujë tjetër, me ujë shiu nuk e laj. Nëse doni që të vijë e t’ju japë kurajo fëmijëve tuaj, jua sjell ndonjë pasdite që tu japë zemër dhe fëmijëve tuaj, ta shikoni si hidhet në ujë. Ka shumë qejf të lahet.