Kryesore

Rama: U vajti viti nëpër protesta, rikthehen në punë punonjësit e pastrimit

               Publikuar në : 14:04 - 22/08/19 user tir

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook disa foto krah së cilave shkruan se punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë i janë rikthyer punës.

Në mënyrë ironizuese Rama shkruan se ata “i kishin harruar lopatat e fshesat dhe u vajti viti nëpër autobusë, ik e eja, sa në Tiranë për protesta e sa nëpër kthesa rrugësh e rrethrrotullime për bllokime”.

Postimi i plotë i kryeministrit: “Rikthehen në punën e braktisur prej shumë kohe edhe punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë, të cilët i kishin harruar lopatat e fshesat dhe u vajti viti nëpër autobusë, ik e eja, sa në Tiranë për protesta, e sa nëpër kthesa rrugësh e rrethrrotullime për bllokime – prej disa ditësh e netësh, nga ora e parë e marrjes së detyrës prej kryebashkiakut të ri, po vazhdon heqja e kodrave me plehra e shtëllungave me ferra nga të katër anët”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT