Rama: U rritëm me idenë se ju ishit e keqja më e madhe që mund të na ndodhte

Edi Rama:“Është një lumturi e veçantë t’ju kemi këtu mes nesh ju falenderoj për fjalët që i drejtuat sot gjithë popullit shqiptar dhe vlerësimit që i bëtë përpjekjes sonë krenare kundër pandemisë. Është një kënaqësi e madhe që të kemi kaq shumë yje të mbledhur në këtë kuvend të vogël dhe kam binjdjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se kaq.

Kjo stërvitje është më shumë se një moment i rëndësishëm i punës së përbashkët, për demostrimin e kapaciteteve tona, kjo stërvitje është një pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme, të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë.

Ne u rritëm me idenë se ju ishit e keqja më e madhe që mund ti ndodhte vendin tonë, për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe, ku shohim dy botët me të cilat jemi rritur. Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve, por Shqipëria është një vend se kush vjen dëshiron që të kthehet pëerseri, unë kam shumë dëshirë dhe besim se kjo do të ndodhë dhe me ju.

E fundit që dua të them është se besoj se ajo që ne duhet të mbajmë parasysh, është besimi që t’iu përçojmë gjeneratave të tjera, një amanet të rëndësishëm, të popujve që duan të jetojnë në liri. Është një moment që na mbush me krenari dhe me përgjegjësi, ne duam të jemi krah jush, që nuk ofrojmë shumë nga pikëpamja numerike, por nga pikëpamja e vlerave ne dëshirojmë të jemi gjithmonë dhe më të denjë e të vyer, brenda kësaj aleance.

Shumë faleminderit të gjithëve, dhe suksese në këtë stërvitje unikale, për ti dhënë një mesazh kujtdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta, për qëndrimin tonë brenda kësaj aleance dhe në krah të SHBA-ve, si vend që për lirinë është në gjendje tëpaguajë gjithçka.”