E hënë, 13 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Rama u përgjigjet studentëve: Bujrëm në zyrë të diskutojmë ballë për ballë

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën masive të studentëve, të cilëve u thotë se ka shumë dëshirë t’i dëgjojë ballë për ballë.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama thotë se i mirëpret studentët në zyrën e tij për të biseduar për çdo shqetësim dhe për t’i mbështetur për kërkesat e tyre.

Kryeministri nuk harron të ironizojë qeverinë e mëparshme dhe ngjarjen e 11 janarit, teksa shprehet se prej 5 vitesh ky vend e ka fituar lirinë e plotë të protestës, pa asnjë rrezik prej plumbave.

Fjala e plotë:

Një përshëndetje studentëve që sot janë sërish në rrugë. Uroj që të kenë sërish dëshirën për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar sepse në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësit për shqetësimin që ke, ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit. Unë dua që ata ta dinë që kam shumë për t’u thënë, por kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa pedagogë, pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe kë të duan pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës, pa asnjë rrezik prej plumbave, apo hakmarrjes politike. Kemi qenë, s’kemi qenë dakord për një protestë a një tjetër, protesta e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacenueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj. Ndihme shumë mirë për këtë dhe po të mund të zgjidhja dot, sot do të doja të isha edhe njëherë student, protestues jo kryeministër në zyrë.

Si kryeministër kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt dhe duke u bërë bashkë për të shtyrë modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet për t’u bërë në dobi të universitetit.

Lexo edhe :   Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë në rrugë studentët është detyra e tyre legjitime dhe e pacenueshme. Detyra ime është t’i mbështes dhe t’i dëgjoj në çdo rast që ata duan të bisedojnë. Kur dhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë, bujrëm.  Kjo zyrë është e imja, por pushteti është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit, shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e sotëm meritojnë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zëvendësohen 7 drejtues në vetëm 8 muaj/ Emërohet drejtuesi i ri në Kadastrën e Vlorës

Kadastra e Vlorës nga sot ka në krye drejtorin e tetë brenda një viti. Kreu i agjencisë shtetërore të kadastrës, Artan Lame, prezantoi juristin...

I ktheu ligjin Parlamentit, Meta jep ‘paralajmërimin’ e fundit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar për vendimin e tij në lidhje me kthimin në Kuvend të ligjit që ndëshkon median sa i...

Pandemia/ Greqia bën lëvizjen e papritur në kufirin me Shqipërinë

Pas shtimit të rasteve me koronavirus, Greqia ka shtuar masat parandaluese për përhapjen e pandemisë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Lajmin në...

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu zbardh vendimin pas shifrave rekord të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 117 raste pozitive. Po kështu, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët...

Sinjale pozitive nga Vuçiç, njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE, disa sinjale janë dhënë...