Kryeministri Edi Rama vijon me takimet e tij elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, teksa mbrëmjen e sotme u ndal në qytetin e Durrësit.
Gjatë fjalës së tij, teksa fliste për investimet në qytetin bregdetar, Rama tregoi historinë e gjyshit të tij durrsak.
Rama u shpreh se ai iku për studime në Itali dhe u kthye me një makinë ‘Alfa Romeo’ dhe nisi punë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit e më pas për mbretin Zog.
Edi Rama: ”Duke qëndruar këtu dhe duke parë këtë prezantim mu kujtua historia e gjyshit tim durrsak, që ishte djali i drejtorit të doganave në Durrës. Stërgjyshi ishte njeri i përfshirë në përpjekjet për të ndërtuar shkolla shqipe, dhe e nisi gjyshi tim në Itali për studime. Këtu në port doli me stërgjyshen për ta pritur. Djali zbriti nga porti me një ‘Alfa Romeo’, që ishte goxha e pashme dhe i ati u suprizua dhe e kuptoi menjëherë se paratë që i kishte dhënë për të studiuar i kishte bere për makinë. Ai u kthye dhe u bë shofer. Si interesonin studimet. Pak javë pasi ishte kthyer, ai tregonte se hëngri një shpullë këtu kur tha se kjo makina ishte e tija.
E thirri kryetari i Bashkisë dhe i tha; ‘ose ti do të punosh për mua, ose do ikësh nga Durrësi’. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit, por edhe i cilindrit që rregullonte rrugët. Ai ishte komplet i marrosur pas makinave. Një ditë të bukur vjen dita e pavarësisë. Mbreti Zoti priste vipat në ceremoni. Dhe vjen kryetari i bashkisë që zbret nga një makinë që ishte shumë për taksapaguesit. Mbreti i tha; S’të vjen turp që ke këtë makinë?! E thërrasin gjyshin tim, dhe mbreti i thotë; Ti do bëhesh shoferi im me këtë makinë. Gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë, për idenë e lëvizjes.
Kjo është një nostalgji që vjen natyrshëm kur mendoj se sot jam këtu për diçka që me siguri stërgjyshi e gjyshi, ata që nuk jetojnë më dhe që në atë kohë ishin njerëzit që e bënë Durrësin një qytet që kishte shumë aromë Italie dhe shumë jetë që mbante frymën e influencës së botës matanë detit. Do të ishin sot krenarë që më në fund Durrësi falë këtij projekti bëhet gati të shkojë në një nivel tjetër.”