Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Munich të Gjermanisë përmes një batute ka shkaktuar të qeshura të shumta tek të pranishmit.
Rama në prani edhe të Presidentit Macron, iu tregoi të pranishmëve incidentin e ndodhur në ndeshjen Shqipëri-Francë, në Paris, ku francezët ngatërruar himnin e Shqipërisë me atë të Andorra-s.
Ndërkohë shpërthyen të qeshurat në sallë.
“Faleminderit që nuk bëre të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Ndërkohë që po dëgjoja gabimet, që po bëje, po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha.
Kur Shqipëria luajti në Paris futboll, i vunë himnin e Andorës, të gjithë u çuditëm dhe pastaj francezët e kuptuan se kishin bërë gabim dhe pastaj i kërkuan ndihmë Armenisë, se i kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, ka edhe më keq”, tha Rama.