E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Rama thumbon opozitën: Na vjen keq për Monën dhe Lulin, as vet s’e dinë…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Berati djegien e mandateve dhe thirrjet e Kryemadhit dhe Bashës për të rrëzuar qeverinë.

Rama ironizoi opozitën, teksa tha se po u mbyllin dyert shqiptarëve dhe se nuk e dinë as vet çfarë do të luftojnë.

Kryeministri deklaroi se me këtë sjellje humbet Shqipëria, ndërsa u zotua se në çdo rast PS fiton kundër opozitës.

Fjala e Ramës:

Ne nuk e kemi betejën me opozitën, betejat me ta i kemi fituar dhe do i fitojmë. Ne betejën e kemi me hallet e popullit, me varfërinë, me korrupsionin, me ata që janë në zyrat e shtetit edhe pse nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve.

Ajo që kemi bërë në 4 vitet e fundit besoj se flet vet. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë. Kur shkon në zonën rurale të Beratit, njerëzit përballen me probleme që kërkojnë zgjidhje dhe kërkojnë edhe më shumë mbështetje nga qeveria. Duhet t’i kthejmë sytë nga e ardhmja, sot rritet çdo ditë më shumë numri i turistave.

Biznesi është lehtësuar ndjeshëm nga taksat e së shkuarës, kemi më shumë sipërmarrje të vogla. Një problem i madh është nevoja për të rritur rrogat në sektorin privat, por kjo vjen vetëm duke rritur investimet dhe ekonominë.

Një sërë problemesh janë zgjidhur, kur Shqipëria është shumë afër çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, gjendemi në një situatë politike absurde me ata që janë zgjedhur për të përfaqësuar popullin. Nuk është se na vjen keq se humbasim, por na vjen keq se humbet Shqipëria. Thonë hajde dalim në protestë, dmth të jemi bashkë rrugëve.

Lexo edhe :   Basha thërret krerët e degëve të Fierit, nisin lëvizjet kundër Berishës

Na vjen shumë keq edhe për Monikën, edhe për Lulin. Thonë do luftojmë, do luftojmë. Se ça do luftojnë, as vet s’e dinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...