Foto Galeri

Rama tërheq vëmendjen me tutat e ngushta në takimin me shefen e ODIHR

               Publikuar në : 16:04 - 24/06/19 S.N

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në selinë rozë me shefen e Misionit të ODIHR, Adry Glover. Gjatë daljes nga selia, kryeministri është parë i qeshur, si dhe ka përshëndetur përkrahësit që e presin jashtë PS-së.

Megjithatë ajo që ka rënë në sy është veshja e Ramës. Edhe këtë herë, kryeministri ka zgjedhur që të vishet sportiv, teksa ka zgjedhur një palë tutë gri të ngushta si dhe bluzën e këmishën me numrin 30 të stampuar.

Së fundmi, kryeministri është parë gjithnjë e më shpesh i veshur sportiv, ndërsa bëri bujë me modën e kostumit me atlete, duke e kthyer në trend në radhët e socialistëve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT