Kryesore

Rama: Tepsia mori fund! Djali im nuk hyri dot në shkollë, se s’kishte mik

               Publikuar në : 11:52 - 11/01/19 marsela

Gjatë prezantimit të “Platformës së punësimit të studentëve ekselentë” në administratë, Rama tha se ka ikur koha kur punësimet bëheshin përmes tepsisë së vjetër. Ai shtoi se të gjithë studentët ekselentë, do të kenë mundësi punësimi.

“Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh, për të bërë së bashku një transformim rrënjësor. Ne na dha një shtysë për të bërë të mundur edhe këtë program. Ky program nuk mund të bëhet pa ju, për një arsye shumë të thjeshtë.

Protesta, dhe e gjithë kjo shfaqje shembullore, të shqetësimeve të reja për të hapur dyert e administratës, na dhanë mundësinë edhe me partnerët ndërkombëtarë, e kemi të domosdoshme ta kapërcejmë ligjin. Me një VKM, të gjithë më të mirët të jenë pjesë në administratë”.

“Sidoqoftë kjo krijon një boshllëk. Një pjesë dekurajohet, dhe një pjesë tjetër thonë: Do të largohemi. Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin. Falë kësaj proteste ne kapërcejmë të gjithë inercinë e tepsisë së hershme. Prioritet kanë ata që janë më të mirët. Ky garantohet në mënyrë mekanike, s’ka nevojë për konkurs”, tha ai.

Po ashtu Rama tregoi historinë me djalin e tij, ku tha se ai nuk kishte hyrë dot në shkollë vitin e parë, pasi nuk kishte mik. Ndaj ishte detyruar që të punonte për një vit, dhe pastaj të kryente studimet.

“Më falni, a ka ndonjë krahasim të mundshëm me 5 vjet më parë? Do thoni ju çfarë na duhet ne? Ne duam ku do jemi 5 vjet pas? Po, kemi shumë për të bërë. Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në universitet do të hynte sipas radhës së meritës, dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultatet më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon. Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë, se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju”, përfundoi Rama.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT