Rama: Të miturit në protestë, shfaqje e denjë për organizata terroriste

Kryeministri Edi Rama, e quan një shfaqje e denjë për organizata terroriste dhe ekstremiste, praninë e të miturve në protestat e fundit në kryeqytet pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i qeverisë u shpreh se tha se e drejta e protestës nuk diskutohet në demorkaci.

Megjithatë, Rama tha se as qeveria më e mirë në botë nuk është e pagabueshme.

Edi Rama: ”Do të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme ku fëmijët janë mish për tip për organizata terroriste dhe ekstremiste, organizata me synime ekstreme që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme. Pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është sistem i përsosur, por më i keqi po të llogarisim sistemet e tjera. Padrejtësitë janë të pashmangshme dhe në demokraci prandaj dhe protestat janë të pashmangshme. Por ndryshe nga demokracitë protestat janë dhe të dobishme. Qeveria dhe më e mira në botë nuk është e pagabueshme dhe as nuk zgjidh dot të gjitha problemet e një vendi apo shoqërie. Edhe qeveria jonë është larg të qënit e pagabueshme.’’