E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Rama takohet me Mitsotakis në Bruksel, përshpejtohen negociatat për detin

Kryeministri Edi Rama, është takuar në Bruksel me homologun e tij grek Kiriakos Mitsotakis, para fillimit të Samitit të NATO-s.

Të dy liderët, ranë dakord të përshpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët, me qëllim dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Gjatë takimit, Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Kathimerini. Ndërkohë, Rama falënderoi kryeministrin grek për ndihmën e dhënë me dhurimin e 20,000 vaksinave anti-covid, që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

“Mitsotakis vuri gjithashtu në dukje interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën kombëtare greke në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit”, tha zyra për mediat e kreut të qeverisë greke.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Albin Kurti i përgjigjet sulmeve të Ramës

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...