E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Rama sulmon sërish Bashën: Mos përhap panik për maskat

Pas një reagimi me anë të një postimi në Twitter, Rama është marrë sërish me maskat pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ai tha në mbledhjen e qeverisë se maskat janë dhuratë nga një fondacion nga Kanadaja. Teksa i cilësoi deklaratat e kreut të opozitës si të pavërteta, ai i kërkoi që të mos përhapë panik. “Të thuash që janë maska të rrezikshme, kjo do të thotë të përhapësh panik”, tha Rama. Sipas tij, nuk është koha për të luftuar me qeverinë, por shqiptarët të kontribuojnë për njëri-tjetrin.

“Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri, ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare.

Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit, dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë, dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Janë maska që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës për vetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale.

Lexo edhe :   Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë. Unë e përsëris që kjo e maskave është njësoj se ajo e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretendua se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë”, tha Rama.

Lexo edhe :   Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

Sot Partia Demokratike në dy deklarata ka denoncuar atë që sipas tyre është skandal, duke thënë se qeveria u ka shpërndarë maska të skaduara.

Ishte numri 2 i PD, Gazment Bardhi, i cili në një reagim për mediat nga Poliklinika në Kamëz ka treguar dhe kutinë e maskave ku shihej viti 2011, si datë skadence.

Më pas dhe kreu i PD, Lulzim Basha, tha se shpërndarja e maskave të skaduara është kriminale, dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...