Rama sulmon Bashën: Del si i marrë në fushatë, tregon uraganin e Noc Rrokut

Në çdo takim elektoral, kryeminsitri Edi Rama nuk i kursen sulmet dhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, e veçanërisht kryetarit të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.

Nga Korça, ku zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e Partisë Socialiste, Rama sulmoi kreun e opozitës për mënyrën e bërjes së fushatës, duke e cilësuar tragjike grumbullimin e njrëzve.

Ai mori shembullin e Kosovës dhe Malit të Zi, dy vende të cilat zhvilluan zgjedhje, dhe aktualisht kanë rritje të rasteve me Covid-19, pas grumbullimeve në fushatat elektorale.

Edi Rama: ”Të vaksinosh masivisht dhe të mos distancohesh, do të thotë të ngatërrohesh me këmbët e tua dhe të tregosh një kokëfortësi idioteske. Idioteske nga papërgjegjshmëria nga etja për pushtet, të mbledhësh njerëz dhe t’i ngjeshësh me njëri-tjetrin për të krijuar një imazh që këtu ka uragan dhe po vjen ndryshimi. Shikoni Kosovën, kishte rënie drastike që filloi teoria se u imunizua tufa, u desh fushata dhe sot numrat janë rritur, i humbjeve të jetës po ashtu. Edhe Mali i Zi. Bënin spote dhe sikur Covid-19 të mos e kishte prekur fare.

Pas fushatës me disa të marrë që u mblodhën bashkë dhe canga ata që rrinin në krye, larg qoftë mos ndodhtë këtu, ikën në botën tjetër. Tani çfarë borxhi u ka ky popull këtyre që duan të krijojnë iluzione se janë shumë dhe shpërndajnë virusin. Pse duhet Shqipëria të bëhet viktimë? Si mund të dalësh në rrugë në formën më të papërgjegjshme. Duke sfiduar edhe ligjin edhe rregullat dhe duke u thënë se jemi mbi ligjin e mbi rregullin se jemi Partia Demokratike. Këtë gjë e dimë sepse e kanë bërë gjithmonë. Duan të tregojnë se janë uragan, por çfarë uragani, uragani i Noc Rrokut.”