Një ditë pasi kryedemokrati Basha akuzoi se në Durrës mungojnë tamponët, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit shprehet se personi që Basha e prezantoi në video si mjek dhe ekspert, në fakt është një infermier.
Kreu i qeverisë ka dalë me një reagim të fortë në Twitter, pas akuzave që PD hedh ndaj qeverisë që ai drejton. Ai ka kërkuar ndaj palës kundërshtare, që të heqë dorë nga reagimet me sharje e akuza.
Statusi
PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!

— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2020