E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Rama sfidon SHBA-BE: Ja çfarë i kërkova Bashës në vitin 2017

Rama është shprehur i prerë se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët dhe parlamenti do i miratojë në datë 30 korrik, pasi e do shumica e popullit. Ai deklaroi në Kuvend se PS nuk detyrohet nga askush, veç njerëzve që përfaqëson.

Mjaft i vendosur në qëndrimin e tij, kreu i qeverisë u shpreh se nuk jemi superfuqi, por një vend i vogël. Por kur vjen puna për listat, këtë nuk e vendosin ndërkombëtarët, por politika shqiptare.

“PS-ja nuk detyrohet nga askush, veç njerëzve që përfaqëson. Dëgjova që Këshilli Politik e paska krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE, nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, i PS-së, që është shumicë.

PD-ja që kërkon të qeverisë, ende nuk di të flasë shqip. Kjo ka qenë një gjë që i kam kërkuar Bashës në 2017, jo më anglisht, është turp i botës. Nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë tonat.

Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt, jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë.

Por vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne.

Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme. Por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...

Pse preket Franca nga një fjalë?

Nga: Frrok Çupi Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë...

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin

Policia e Tiranës ka kërkuar rihetimin e çështjes së 21-janarit. Vetëm një ditë para 10-vjetorit të vrasjes së katër personave dhe plagosjes së gjashtë...