E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

“Rama, servil i Vuçiçit”, Idrizi: Tregoi arrogancë me Vjosa Osmanin

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, duke folur për vizitën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Tiranë, tha se kryetarja e shtetit më të ri në Ballkan dha mesazhe të mëdha në parlamentin shqiptar.

Idrizi theksoi se Shqipëria duhet të tregojë kujdes edhe me Mini-Shengenin Ballkanik, pasi është Serbia ajo që përfiton shumë.

“Vizita e presidentes së Kosovës në Shqipëri është historike, aq më tepër e zonjës Osmani, që vjen në një moment historik e delikat, për shkak të situatës ku ndodhet Kosova. Osmani dha mesazhe të mëdha. Ajo që i ka rënë të gjithëve në sy është mungesa e kryeministrit, kur Osmani mbajti fjalën shumë të rëndësishme. Rama tregoi arrogancë e mos-përfillje.”, tha Idrizi.

Idrizi deklaroi se Rama duket se respekton më tepër mikun e tij Vuçiç.

“Rama është investuar edhe në ndarjen e territoreve të Shqipërisë dhe Kosovës. Edi Rama kishte marrë numrin e telefonit të Mihajloviçit, që ka qenë mbështetës i Arkanit. Rama është servil ndaj të huajve dhe ndaj Vuçiç. Ne jo vetëm të dënojmë krimet serbe, por edhe ata greke ndaj Çamërisë. Rezoluta për të dënuar krimet serbe është i munguar. Nuk mund të akuzohen shqiptarët, për shkak të një libri të Carla Del Pontes. Raporti i Dick Martyt u bazua në këtë libër. Duhej ngritur muze në Prishtinë për gjenocidin serb”, u shpreh ai në ”News 24”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...