Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh, përmes së cilës shpjegon se çfarë është marrëveshja e Shengenit Ballkanik.
Sipas videos së publikuar në Facebook, Rama sqaron se kjo marrëveshje do të thotë lëvizje pa barrierë për njerëzit, mallrat, shërbimet e kapitalet.
Kujtojmë se nisma e Shengenit Ballkanik është kundërshtuar si nga opozita në vend, ashtu edhe nga politika në Kosovë.
“Marrëveshja e Ballkanit Perëndimor. Jo më pritje të gjata në dogana. Liri lëvizjeje pa barrierë për njerëzit, mallrat, shërbimet e kapitalet. Shengeni rajonal është për qytetarët dhe njerëzit e punës, jo për politikanët që nuk presin radhë askund”, shkruhet në video-mesazh.