Si çdo ditë, Rama u ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë, teksa ka publikuar në Facebook postimin e radhës.
Sot, kryeministri ka zgjedhur të publikojë foto, siç e quan Rama, nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar. Ky koleksion përmban 66 vepra nga autorë si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj.
Veprat janë restauruar për t’u bërë më pas pjesë e një ekspozite për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme”, shkruan Rama teksa publikon fotot e mëposhtme:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”396″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]