Rama: PS është e ardhmja, me 25 prill të çlirojmë PD-në nga demonët

Partia Socialiste  zhvilloi sot në Sheshin “Skënderbej” aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se PS është e ardhmja, duke sulmuar kundërshtarët politike, teksa shtoi se PD është e shkuara.

Ndër të tjera, Rama u shpreh 25 prilli është dita kur PD duhet të çlirohet nga demoni që po e lë pas Shqipërinë, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edi Rama: “Thika e urrejtjes dhe e ndasisë është futur deri në kockë dhe pasi ndalon njerëz dhe të lësh viktima do të thotë që për ty njerëzit janë njerëz vetëm kur futen në autokolonën tënde, dhe ky episod tragjik duhet t’i bëj të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë mund t’i bëjnë vendin edhe pas 30 vitesh dhe të kujtosh se sa herë ka pasur humbje jete, plagë të shkaktuara jo nga Zoti, por nga robi, aspak çuditërisht ato lidhen me ta dhe sot të jesh i djathtë, mund të jesh kundër nesh është normale, por nëse sot si i djathtë ti ia do të mirës  asaj force që ende sot e mban demonin brenda, t’i duhet ta çlirosh nga demoni duke e braktisur në 25 prill.

25 prilli dita që duhet të çlirohet nga demoni, që i detyron shqiptarët të kthehen në rrethin vicioz, ato janë rruga e të shkuarës, PS e ardhmja. Kur njeriu shkon dhe voton, përgjithësisë gjykon të tashmen dhe e tashmja e tij e zvogëlon peshën që ka vota se mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shpisë dhe nuk i bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu, dhe ky pragu e bën të thotë nuk i votoj këta.”