Rama prezanton kandidatët në Kukës: Kjo dekadë do jetë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të garojnë në qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se skuadra e tij politike është më e mira që i është ofruar ndonjëherë Kukësit, ku vuri theksin te pedagogu dhe aktori i njohur, Petrit Malaj.

Ndër të tjera, Rama tha se kjo dekadë do të jetë dekada e shqiptarëve.

Edi Rama: “Kjo dekadë do të jetë dekada e shqiptarëve. Skuadra e Kukësit është më e mira që ne i kemi ofruar ndonjëherë Kukësit, ku të gjithë mund të identifikohen lehtësisht me pjesëmarrësit në këtë ndeshje të PS-së, më vjen mirë që këtë skuadër ne kemi formuar për këtë ndeshje jo vetëm për një rezultat në Kukës. Petrit Malaj është një personalitet i njohur, por përtej roleve që ai i ka dhënë arkivës së kinematografisë shqiptare është një personalitet publik shumë i respektuar për integritetin e tij, për seriozitetin, për zemërgjerësin”.