E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Rama pret Princin e Arabisë Saudite, jep lajmin e mirë

Kryeministri Rama ka mirëpritur në Shqipëri, Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan. Në një konferencë të përbashkët, Rama u shpreh se ka qenë princi ai i cili ka mbajtur të gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin mes dy vendeve dhe gjatë periudhës së Covid-19. Kreu i qeverisë zbuloi se së shpejti do të mbledhin Komitetin e Përbashkët që në fokus ka bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët, kryeministri theksoi faktin se Arabia Saudite ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

“Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. I përsërita ftesën për të pritur princin e Kurorës. Besoj që tani jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit në tërësi, ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falenderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funksion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar”, tha Rama.

Princi ministër, Faisal bin Farhan Al-Saud, u shpreh se Arabia Saudite është mbështetëse dhe përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

“Mbretëria jonë e vlerëson shumë marrëdhënien me Shqipërinë, ne patëm një diskutim shumë të mirë për bashkëpunimin në politik, ekonomi dhe ka shumë gjëra që Arabia Saudite mund të bëj në Shqipëri, ne kemi rritur statusin në një nivel ministerial, ne jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie, këtë miqësi, për bashkëpunim ekonomi, kemi një rritje të turistëve nga Arabia Saudite në Shqipëri dhe shpresoj të ndodh e kundërta. Ne diskutuam edhe për zhvillimet e ndryshme në Lindjen e Mesme në rajon e botë dhe kuptuam që kemi një qasje të përbashkët, ju mbështesim për integrimin në BE dhe do ju përkrahim për këtë agjendë të Shqipërisë. Ne vizionin për 2030 mezi presim që të bashkëpunojmë, ne kemi thënë nismën e gjelbër dhe janë iniciativa për pyllëzimin e Lindjes së Mesme”, tha ai.

Lexo edhe :   PD: Propaganda bajate e qeverisë, i darkave te Nusreti e hoteleve 700 euro nata
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...