Rama: Premtimet e Bashës kërkojnë rritje ekonomie 18%, kaq s’e ka pasur as Kina

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha për fushatën elektorale në prag të zgjedhjeve parlamentare.

I ftuar në emisionin ”Zgjedhje 2021”, Rama u shpreh se që të realizohen ato premtime, duhet rritje ekonomie 18%, aq sa dhe Kina nuk e ka pasur.

Kreu i qeverisë përmendi edhe premtimet e tij të mëhershme, aeroportin e Vlorës, teksa tha se ishte virusi që e ndali në mes punën, por gjithçka do të vazhdojë.

Pyetje: Nëse do ktheheshi pas çfarë premtimi nuk do kishit bërë sepse është i vështirë për t’u mbajtur?”

Rama: Shiko, unë kam bërë premtime që mund të realizohen, jo si këto premtimet e Bashës, që këkrojnë 3.7 mld euro, dhe kërkojnë një rritje 18%. Kaq s’e ka pasur as Kina. Unë premtova aeroportin e Vlorës. Për aeroportin e Vlorës kam luftuar si qen, por ja që ti kur hyn në proces ka shumë gjëra që ndodhin, vjen momenti kur ti hap garën del një virus gara jote ndalet dhe ti duhet të merresh me virusin. Unë s’kam harruar asnjë premtim dhe të gjitha që kam thënë do i mbaj.”