E mërkurë, 15 Korrik, 2020
17 C
Tirana

Rama po infekton jetën publike

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Nga Andi Bushati

Sot, në parlamentin e rimbledhur, ka ndodhur një nga skenat më absurde që mund të imagjinohet. Në atë sallë ku Edi Rama mbajti një fjalim plot nerv, me sharje dhe fyerje për “delenxhinj” e “dokraxhinj”, deputetët iu përgjigjën të bashkuar si dele duke votuar me shumicë të cilësuar, “opozitë” dhe pozitë së toku, ndryshimet e Kodit Penal, në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme.

Me siguri që kushdo që e ka ndjekur seancën e sotme, e cila nuk kishte ndryshim nga parlamenti kinez i kohës kur koronavirusi kaloi nga Huani, ka pyetur i çuditur veten: Po kur i ka të gjithë në rresht, pse bërtet kryeministri? Me kë zihet kur nuk ka armik? Kujt i çirret, kur deputetët ngrenë mekanikisht dorën për çfarëdo që i sjell të shkruar qeveria?

E njëjta logjikë që u përdor ndaj deputetëve, u vu re, një ditë më parë, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Sipas të gjithë dëshmitarëve që telekomunikonin në këtë bisedë të drejtuar nga presidenti Meta, bashkëbisedimi ku merrte pjesë edhe shefi i opozitës është zhvilluar me ndjenjë bashkëpunimi dhe tone kortezie.

Por, sapo doli prej saj, Edi Rama e përmbysi kupën. Në një postim në Twitter ai shkroi se do të kishte dashur që edhe debati publik të ishte kështu. Aludimi ishte i qartë. Pra, që kundërshtarët e tij thonë broçkulla kur janë në publik dhe flasin ndryshe kur janë sy në sy përballë tij. Pra se shume prej kritikave dhe akuzave që ata ngrenë janë thjeshtë të pavërteta që i thuhen popullit.

Do duhej të kishe vetëpërmbajtjen e hekurt të Ilir Metës, apo qetësinë e përgjumur të Lulzim Bashës, që të mos i përgjigjeshe këtij provokimi të bërë enkas për të ngjallur polemikë edhe pas një konsensusi të shkurtër.

Falë tyre edhe në këtë rast ashtu si edhe sot në parlament gjuha e Ramës nuk prodhoi pasoja.

Por ama nga kjo mund të dilet në një konkluzion.

Të dyja këto episode, dëshmojnë për një gjë: se sado të blerë, të shitur, konsensualë apo të gatshëm për bashkëpunim ti ketë ata që i gjenden përballë, Edi Rama nuk rri dot pa shpikur konflikt. Djalli, e keqja, armiku, me të cilin duhet të luftojë, është pjesë e pandashme e mënyrës se si ai bën politikë.

Lexo edhe :   “Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Që kur ka filluar kjo pandemi ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me mediat, të cilat nuk lë rast pa i ofenduar, madje duke mbërritur kulmin në një mesazh zanor të shpërndarë përmes kompanive celulare ku i bëri thirrje publikut të mos i dëgjonte ato.

Lexo edhe :   I ktheu ligjin Parlamentit, Meta jep ‘paralajmërimin’ e fundit

Po njësoj është sjellë edhe me opozitën jo parlamentare të cilën nuk lë fjalim sanitaro mjekësor pa e përmendur.

Por, deri këtu nuk ka ndonjë lajm të ri. Edi Rama ashtu si të gjithë liderët populisto autokratë, që nga Erdogani e deri tek Orbani nuk ekziston dot pa një armik qoftë real apo qoftë të shpikur. Kjo është mënyra se si ai ka vendosur të mbijetojë në politikë dhe që i kanë këshilluar spin doctors-at e vet.

Problemi është se në këtë kohë pandemie, ku frika nga virusi dhe stresi nga izolimi, që i kanë bërë njerëzit tejet më sensibël, kanë detyruar shumë zëra publikë të drejtohen me thirrje për një armëpushim të politikës për politikë. Ky apel i përkrahur gjerësisht nga qytetarët e lodhur dhe shpresë shkatërruar, bën shpesh që të shihen me sy të keq, opozitarët që kritikojnë qeverinë, gazetarët që ngrenë pikëpyetje, shkencëtarët dhe specialistët që s’bien dakord me strategjinë e ndjekur nga autoritetet e shëndetit publik.

Ata shpesh anatemohen sipas mendësisë se duhet heshtur deri sa të mbarojë kjo flamë, se duhet ndërprerë çdo polemikë deri sa të shpëtojmë nga ky ankth nervshkatërrues, se i duam apo si duam, i duhet besuar autoriteteve deri në fitimin e kësaj beteje.

Ata pra, shpesh rrezikojnë të shihen ashtu si i etiketoi Rama sot në parlament, si bashkëluftëtarë të koronavirusit.

Por, në fakt, e vërteta është ndryshe. Dy rastet e përmendura në fillim të këtij shkrimi tregojnë se edhe kur këta pushojnë, bashkëpunojnë apo votojnë si qengja, është kryeministri ai që nuk gjen paqe. Është ai që kërkon dhe prodhon sherre me këdo dhe me çdo çmim. Është ai që e shpërndan virusin e konfliktit në debatin publik.

Përndryshe nuk ka si shpjegohet skena absurde e njeriut që çirret e bërtet në parlament edhe kur të gjithë ngrenë kartonët pro tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19. Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo...

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...