E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Rama: Po diskutojmë me 3 kompani për të rivënë në punë rafinerinë e Ballshit

Pas marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama, naftëtarët do të përfitojnë një pagë prej 40 mijë lekësh për 12 muaj.

Rama tha se dhënia e pagave për naftëtarët ka qenë një vendim jo i lehtë për shkak të situatës ku jetojmë, por i bindur se ishte i duhuri.

Ai ka bërë me dije se po bisedon me 3 kompani të mëdha  për të rivënë në punë rafinerinë.

Edi Rama: ”Privilegji për të shërbyer, ndjej kënaqësi që çka ne kemi vënë në dispozicion për 870 naftëtarë dhe punonjës e punonjëse të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Në këtë kohë kaq të vështirë kur duhet të kalkulojmë çdo ditë si asnjëherë më parë në eksperiencën time në detyrë për të qenë largpamës pasi jemi në kushtet e paparashikueshmërisë, nuk është e lehtë. Jemi të bindur që kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj.

Në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota shëndetësore e shoqërore, dhe të kenë garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën e vështirë që kanë kaluar. Investitori i ri i rafinerisë?

Na lejoni të shijoj këtë moment kaq pozitiv dhe njerëzor ku realisht kemi qarë hallin bashkarisht si një familje, dhe materializuam moton tonë që askush nuk do jetë vetëm. S’dua të bëj komente konkrete, jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë kompani të mëdhaja, të rëndësishme por koha që jetojmë është problem. E kemi hasur në problemet tona.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Alarmi: Më shumë se gjysma e produkteve kozmetike përmbajnë kimikate toksike

Më shumë se gjysma e produkteve të njohura kozmetike që shiten në SHBA dhe Kanada ka gjasa që të përmbajë nivele të larta të...

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...