E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Rama: Pfizer është vaksinë e shtrenjtë, do negociojmë edhe me kompani të tjera

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga marrëveshja e qeverisë me Pfizer që miratohet sot në Kuvend.

Ai u shpreh se vaksina e Pfizer në raport me të tjerat, ka shtrenjtësinë dhe çmimi është i panegociueshëm për çdo vend të botës.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se ende nuk dihet se kur do të fillojë shpërndarja e vaksinave nga platforma COVAX.

Edi Rama: “Kemi dakordësuar me Pfizerin për 500 mijë doza dhe me kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh për nevoja potenciale të mëtejshme, pasi qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë një sasi vaksinash, duke patur parasysh raportin e sasisë me planin kombëtar të vaksinimit, duke mos harruar se janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tani më presin aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe rpet aprovimin ën nivelin europian apo edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave, duke patur parasysh edhe çmimin fiks dhe i panegociueshëm por edhe procesin e vaksinimit, që është një process me 2 doza dhe me një sërë elementësh të tjerë sigurie që ne i kimi garantuar por në tërësinë e vet kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat.

Kemi siguruar akses me Pfizer-in për doza të mëtejshme por edhe i kemi lënë vetes hapësirë për të marrë vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme me kompanitë apo me shtete të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar. Edhe OBSH ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën morale për mos garantin të aksesit në vaksinim. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend i rajonit nuk ka filluar vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit kanë parapaguar për të marrë vaksinën përmes COVAX-it, një platformë e krijuar për t’u dhënë mundësi vendeve për të aksesuar vaksinën, por kjo platformë ende nuk është hapur. Flitet se do të nisë së shpejti por askush nuk e di se kur”.

 

Lexo edhe :   Rama: Tatim fitimi dhe TVSH-ja zero për bizneset e vogla deri në vitin 2029
Lexo edhe :   A duhet t’u besojmë vaksinave ruse dhe kineze?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...