Kryesore

Rama “përplaset” me qytetarët: Si e mate “vrimën” që të doli sa e miut? (mesazhet)

               Publikuar në : 13:47 - 11/02/19 marsela

Kryeministri Rama është përplasur sërish me komentuesit në rrjetin social Facebook, duke ia kthyer pa më të voglën mëshirë përgjigjen. Ka mjaftuar një video e radhës, me një mesazh ku qytetarët kanë shpërthyer me një gjuhë aspak etike.

Bashkëngjitur një video, Rama ka shkruar: “MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arbërit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë, aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë”.

Por ky koment është ndeshur me qëndrimin e prerë të komentuesve. Sipas tyre, është e pavend që Rama të flasë me këtë gjuhë. Një komentuese ka shkruar se i vjen keq kur lexon nga kryeministri i vendit “qentë le të lehin”, dhe se është e pakonceptueshme që të vijohet me një fjalor të tillë. Një tjetër i kërkon llogari për makineritë dhe për sigurinë në punë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT