Rama për kontrollorët: Kishin bërë llogari djallëzore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e Partisë Socialiste në Gjirokastër, në kuadër të fushatës elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te situata në aeroportin e Rinasit pas ndërprerjes së punës së kontrollorëve, teksa e cilësoi veprimin e tyre si të çmendur ndaj vendit.

Ndër të tjera, Rama deklaroi se kontrollorët nuk janë punonjës që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë djallëzore.

Edi Rama: ”Do vazhdojmë më ndërtimin e lagjeve të reja që ta kthejmë tërmetin në një histori të së shkuarës. Është një volum kolosal punë, por ne po e bëjmë. Ne jemi në kushtet e reja të një procesi vaksinimi masiv, me një ritëm që na ka çuar në fashën më të lartë për ritmin e vaksinimit në të gjithë Europën. Kjo ndodh sepse ky është karanteri ynë, forca dhe besimi ynë është ky. E patë çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror. Ata kontrollorët nuk janë punonjës që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë djallëzore.

Duhen disa javë t’i zëvendësonim. Dhe aq duhen për të sjellë rrumpallën. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Ne humbëm një ditë, por sot vaksinat erdhën. Kaluam gjithë natën duke luftuar që vaksinat të mos iknin në një drejtim tjetër. Sepse nuk e beson njeri. Kacafytja për të marrë vaksinat është botërore. I porosita por mbaji aty. Ç’është kjo? I merr dikush tjetër. Si t’ua them që Presidenti dhe disa leshko u bënë bashkë për t’i bllokuar.”