Kryeministri, Edi Rama, shpreh keqardhje për arrestimin e ish-deputetit socialist Arben Çuko por shton se për mazhorancën nuk ka dy qëndrime në raport me ligjin.
Në një postim në twitter, ai shkruan: ” Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: Drejtesine!