E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Rama pas vaksinimit: E sigurt që s’futet çip në trup, tani rradhën e ka Saliu

Sot nisi vaksinimi kundër koronavirusit në vend. E para që mori dozën e Pfizer ishte drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, dhe i dyti ishte kryeministri Edi Rama.

Pas marrjes së vaksinës, Rama u shpreh në një prononcim për mediat, se çdo gjë është në rregull dhe se nuk ka asnjë problem.

Sipas tij, tashmë shqiptarët nuk do të presin më me ankth nëse vjen apo jo vaksina. Ai i konsederoi thashetheme kafenesh aludimet për futjen e çipit në trup përmes vaksinave.

Me ironi, Rama tha se rradhën për vaksinën e ka ish-kryeministri Sali Berisha pasi hyn te moshat e thyera.

Edi Rama: ”Çdo gjë në rregull, asnjë problem. Mendoj se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë që shqiptarët të mos mbeteshin në radhë.

Të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe bëjnë vendimet e bëjnë edhe furnizimit. Faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina.

Nga ana tjetër, vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme sepse duhet të clirohen nga helmet që i furnizojnë me teori konspiracioni. E sigurtë që nuk i bën ilirët vikingë. Po ashtu është e sigurtë që nuk futet  çip në trup për të dëgjuar thashethemet e kafeneve. Radhën për vaksinën e ka Saliu që hyn te moshat e thyera.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...