E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Rama pas marrëveshjes: Të mblidhet sa më parë Këshilli Politik

Kryeministri Edi Rama është shprehur i kënaqur me konsensusin e arritur për marrëveshjen e  Reformës Zgjedhore.

Në një komunikim me mediat, Rama theksoi se pa humbur kohë puna duhet të zhvendoset në Këshillin Politik.

Pavarësisht përçarjes së opozitës parlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit, kreu i qeverisë u shpreh i bindur në votimin e saj më 23 korrik.

“Kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar marreveshjen e 5 qershorit dhe kemi arritur edhe konsensus të plotë për të votuar më 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës bashkë me opozitës jashtë parlamentare. Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet këshilli politik dhe të diskutojmë sepse kem hapur një diskutim para pak kohe, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita jashtëparlamentare donte datën e saktë për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe për mënyrën si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo c’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.

Kemi bërë goxha debat për këtë me Murrizin që qëndron stoic në pozicionin e tij, ndërkohë kemi sinjale inkurajuese nga dy grupet e tjera edhe pse besoj se do ishte mirë që edhe murrizi të bashkohej por kam bindjen qe do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por një bashkësi individësh që kanë grupet e tyre, por ka edhe të pavarur. Ka ende kohë për të gjetur një mbështetje sa më të gjerë”, tha ai.

Lexo edhe :   Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...