“Po ia hiqni tullat një e nga një Partisë Demokratike”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Rama Bashës dhe opozitës gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare.
Rama u shpreh se Bashës as “s’i nxihet dhe as s’i skuqet faqja me akuzat që bën tek ndërkombëtarët”.
“Ju nuk i shërbeni as Partisë tuaj Demokratike, s’e kuponi as këtë interes, jo më t’i vini në ndihmë Shqipërisë, pasi po ia hiqni partisë tuaj tullat një e nga një.
Pak që ju as nuk skuqeni e as nuk zverdheni, as nuk nxiheni, kur e rimerrni dhe riartikuloni, termin e urryer; krim etnik dhe kjo të çon te një pyetje, po ju politikanët etnik shqiptarë, çfarë jeni?”, tha Rama.
Rama tha ndër të tjera se të përdoresh termin “krim etnik shqiptar” është shprehje raciste. Duke iu referuar rezultatit të dobët të PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri tha se PD iku për vota, por u kthye në Kuvend me më pak pupla.
“Krimi etnik shqiptar është një shprehje raciste është një shprehje që ne duhet ta neveritim. Do ta shihni ju përgjigjen reale në terrenin ku bëhet lufta me krimin.
Ju ikni për vota dhe ktheheni me sa më pak pupla. Po bëheni qesharakë me opozitën që po bëni. Të dëgjoni ju çfarë thonë kancelaritë për ju do habiteni.
Mungesa e guximit ju mbajti peng në një çadër që u nxori rruar dhe qethur në 28 qershor, nuk keni kurajo të ktheheni në çadër”, tha Rama.