E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Rama nxjerr deklaratën e Artan Imamit: Si u përgjigj Kadare kur e pyeten për nivelin e teatrit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme deklaratën e një tjetër aktori lidhur me qëndrimin e tij për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Bëhet  fjalë për Artan Imamin, për të cilin, Rama thotë se ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës.

“Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar”, shkruan Rama.

Reagimi i Artan Imamit:

Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë.

Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shto ujë e shto…komisione

Nga: Skënder Minxhozi Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me "Foltoren" e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm...

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...