E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Rama nxehet keq në Kuvend. Shigjeton Bazen, Markun e Zhejin

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të gjatë në Kuvend iu referua rasteve kur mediat kanë akuzuar politikën. Nga Mero Baze, tek Mark Marku dhe Artur Zheji, Rama i kishte dedikuar të gjithëve nga një thumbim. Rama ndër të tjera nënvizoi se paketa “Anti-shpifje” është konsultuar 1 vit rresht. Ai deklaroi se ka patur kontakt me Këshillin e Evropës. Kryeministri ceku edhe debatin e mbrëmjes së djeshme në ‘Opinion”, ku shigjetoi Mark Markun. Sipas tij, është e patolerueshme që Mark Marku lëshoi fjalë të ndyra ndaj deputetit, e më tej e kërcënoi se do ta qëllonte me shishe.

“S’kemi mundësi që t’ju themi të gjithë atyre që lexojnë shpifjet, sesi është versioni i të vërtetës. Por dhjetëra sipërmarrës që detyrohen t’i paguajnë. Por si? Duke pritur siç pres unë gjyqet, ndërkohë që biznesi i tyre derisa të ketë mbaruar gjyqi të ketë falimentuar.

Me djathin me miell dhe bukën me niseshte? Le të kthehemi tek përmbajtja. Së pari, kush thotë që ky është një akt unilateral i qeverisë, gënjen. Kjo është një paketë, e konsultuar 1 vit rresht. Unë kam patur kontakt edhe me Këshillin e Evropës, dhe iu kam thënë që ju se keni lexuar ligjin dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme, si ajo organizata e rreme e Mero Bazes. Se ka edhe Mero një organizatë të rreme, që e përdor hera herës për të ngritur çështje për shtypin e lirë.

Apo ai që del tek Rai 3 dhe flet për dhjetëra të arrestuar në burgje. Gra dhe vajza që hidhen në tezgën e këtyre, që i bëjnë këta prostituta, këta. Punonjës të shtetit që i bëjnë oligarkë këta. Dhe kjo, s’është çështje opinionesh, se deri më dje si ka shkuar mendja njeriut t’i ndalojë këta kur shkojnë edhe në fyerjet më ekstreme. Kjo është kufizimi për të shpifur, për t’ju treguar njerëzve qindra milionat e mia në offshore, qindra pallatet e mia në Spanjë, etj, etj, që o duan të më largojnë mua në jetën publike, o të demaskohen.

Lexo edhe :   Rama me bizneset Start Up e sipërmarrje të reja: Kemi bërë një zhvillim kolosal

Dëgjoj Rudina Hajdarin që flet, dhe harron Rudina veten e vet. Ishte vajza e heroit kur mendonte si partia, ditën kur bëri siç mendonte vetë, e pa vetë. Cila liri? Liria për të thënë u korruptove, vodhe? Këto janë akuza, dhe për këto akuza duhet të përballen, dhe ndëshkimi në këtë ligj është qesharak. Shikoj atë Peçi Vasilin, del Peçi për lirinë e shprehjes, në 7 fjalë, 6 i ka shprehje.

Po bëjmë ligj ne të mbrojmë veten nga Peçi Vasili që del bashkohet me këta. Artur Zheji, e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe thotë do largohem nga Shqipëria. E dënoi dhe gjykata, kjo s’është për mua. Unë me këta mbijetoj dhe 100 vite të tjera, por kjo është për shoqërinë për të lehtësuar koncetratin e helmit që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi në darkë.

Lexo edhe :   Shkon natën në Vlorë? Meta: Mashtrim i orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë

Një tjetër është Mark Marku, që nuk lë fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti që e kërcënon se do t’a qëllojë me shishe. Ky është profesori i lirisë, Mark Marku, që duhet markuar me të kuqe. Por ky ligj s’është për deputetin që të çojë pedagogun se iu shthur goja. Por që publiku të mësojë atë që thuhet, se a jemi të gjithë njësoj? Se të gjithë ata që merren me politikë, të kenë atë turmë atje mbi vete? Apo secili ka të drejtën të kërkojë llogari publike për atë që i thuhet? Për ça po flasim këtu? Ku po cënohet liria e shprehjes këtu?”, tha ndër të tjera ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...

Burgosja e Navalny/ BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Për shkak të veprimit kundër kritikut të Kremlinit Navalny, ministrat e jashtëm të BE kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit...