Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS nuk i kurseu as kritikat ndaj të vetëve. Ai ka bërë ‘autokritikë’ duke thënë se partitë politike sipas tij japin shembullin më të keq të vulgaritetit dhe tangërllikut për qytetarët.
Rama ka shigjetuar strukturat organizative të Partisë Socialiste, ndërsa tha se duhet që të alarmohen për të ardhmen dhe rolin e kësaj partie. Kreu i qeverisë ceku edhe problematikën e punësimit në shtet.
“Në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë është e kërcënuar për shkak të zhytjes në mbrrokullat që e transferojnë trurin gjetkë, të shkojë duke rënë. Në vend që të jenë shëmbëlltyra të aktivizit, partitë u japin qytetarëve shëmbujt më të shëmtuar të vulgaritetit të tangërllëkut, të provincializmit. Nëse duam të kemi parti pas 10 vitesh, njësohen me vlerat dhe qëllimet e saj në veprim, jo thjesht në parim. Pranimi nga ana jonë këtu dhe përgjegjësia është e jona në rradhë të parë. Si fakt i kryer dhe i pakthyeshëm i PS, vetëm si makineri elektorale e bën të pamundur aktivizimin e saj. Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës. Partia jonë duhet të gjejë një proces edukimi politik vullnetar… Të mësojmë jo vetëm përmes trumpletës eja mblidhuni këtu- këtu se fillojnë zgjedhjet. Në rradhë të parë lidhet me secilin prej nesh me forcën dhe shembullin. Nëse fjala sado e bukur nuk lidhet me fytyrën, nëse zëri nuk lidhet me figurën, nëse të gjithë të tjerët shkojnë pas fjalës duke lënë pas fytyrën janë zero!
Do ta ripërsëris po do ta dëgjoni deri në bezdi sepse nuk do të dorëzohem në këtë pikë, se di a do ia dal por s’do dëgjohem. Sa herë që i hyjmë kësaj pune, fjala nuk është punësimi në shtet i anëtarëve apo i krushqisë së anëtarëve. Si sjell asgjë të re PS, veçse një pikë tjetër uji vazhdon gërryen themelin e saj. Si mund të harroj që anëtarësia e PS është vetëm 1/8 e zgjedhësve të saj. Ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe rolin e kësaj partie. Nëse punësim në shtet nuk është karremi është teoria jo e atyre që udhëheqin, por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inertësia e një tërësie njerëzish të mbetur pa udhëheqësa, jo për udhëheqës fizik por për forcën udhëheqëse”, deklaroi Rama.