Kryeministri Edi Rama, ndodhet në qytetin e Vlorës ditën e sotme për të vendosur kurorat në memorialin e Luftës së Vlorës.
Në përfundim të ceremonisë, Rama sqaroi se nuk do të ketë marrëveshje për detin pa miratimin e presidentit.
“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, tha ai.