Rama: Nuk ka arsye për ta ndërruar kryeministrin

Një ditë pasi çeli zyrtarisht fushatën zgjedhore, kryeministri Edi Rama u ndal në qytetin e Durrësit, aty ku kandidon për herë të parë për deputet.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi disa nga arsyet se pse nuk ndërruar kryeministri dhe PS të marrë mandatin e tretë, duke vënë theksin te taksa zero për bizneset.

Ndër të tjera, Rama sulmoi programin e PD-së, duke thënë se nuk mund të rikthehet sërish taksa e sheshtë.

Edi Rama: ”Nëse ka një arsye që çdo biznes që mos ta ndërrojë kryeministrin është taksa zero. Se kur çohesh në mëngjes nuk të vjen me ta hap dyqanin luli se Luli është gjumë. Nuk shet Luli në  gjumë, prandaj nuk ka arsye  për ta ndërruar Kryeministrin kur nga taksa zero të shkosh të paguash më shumë taksë. Taksa e sheshtë është krijuar për ata që fitojnë më shumë, jo për ata që fitojnë më pak. Si mund të shkojë një mësue një mjek, një shofer që ka një rrogë nga 400 deri në 800 mijë lekë dhe të votoj për taksën e sheshtë.

Të votoj për të hequr  para nga xhepi për të vën lulin Kryeministër. Do të heqim taksën mbi pagën, që janë 63 % e shqiptarëve që kanë pagën 400 mijë lekë, përse të votoj për taksën e sheshtë. Nëse në shpi do të cosh më shumë para, e ke fare kollaj me Edi Ramën. Mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Rama. Kur të dalë Edi Rama në televizor, çoje te sporti, te filmat turk, ose çoje te përputhen dhe përputhu dhe vetë.”