Teksa ka qenë në një kafe mëngjesi me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, në njësinë administrative numër 11, kryeministri Rama i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes me kryedemokratin Basha. Ai fajëson Bashën, ndërsa shtoi se e vetmja gjë si lider ishte marrëveshja e 17 majit.
“Gaboi shumë, gaboi keq, e vetmja gjë si lider ishte ajo marrëveshje. Tani thotë vodhëm zgjedhjet. Ne mundëm Saliun, dhe me pushtetin e Saliut ishte shumë keq, kurse Lulit ia paskemi marrë? Kjo është… tani vazhdon thotë hajdeni mblidhuni këtu, se do ua jap kokën e tij në sini, këtu, aty, nuk e ha më njeri”, tha Rama.
Përmes ironisë, Rama ka thënë se me Bashën në krye, çdo gjë do shkojë mësë miri. “Nëse do mbajnë akoma Lulin; në rregull është për ne, ne Lulin kemi ne, Luli punon për ne, punon fort dhe e prish se na krijon probleme, por punon për ne”, tha Rama.