E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Rama nuk duron më, shpërthen keq: Po boll o boll!

Edi Rama ka shpërthyer keq ndaj opozitës, duke iu referuar thashethemeve dhe deklaratës së eksponentëve të së djathtës se kryeministri ka probleme shëndetësore.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se opozita është katandisur duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin, ndërsa thekson se “s’ka asgjë tjetër veç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë”.

“Boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan ndër të tjera Rama.

Reagimi i plotë:

Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat

Ish-deputetit demokrat Klevis Balliu denoncoi se pas protestës së 16 marsit, Rama kishte përfunduar në spital pasi kishte pësuar parainfarkt.

Balliu shkruante se këtë e ka mësuar përmes burimeve të sigurta, por pa treguar se për kë bëhet fjalë.

“Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Lexo edhe :   Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij.

Lexo edhe :   Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.

Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.”, shkruante Balliu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...