Kryeministri Edi Rama tha sonte se asnjë deklaratë të deputetit Saimir Tahiri nuk e merr si presion dhe se nuk ka mundësi që ai t’i bëjë presion. I ftuar në emisionin “Real Story” në “Vizion Plus”, Rama deklaroi se është normale që ai të kopjojë dhe të marrë batutat e tij sepse është rritur në Partinë Socialiste, por janë mediat dhe portalet ato që i transformojnë fjalët
Rama: Asnjë deklaratë të Tahirit nuk e kam marrë si presion. Nuk ka mundësi që ai mua të më bëjë presion. Është normale që ai të kopjojë batutat që unë kam përdorur më parë por këto nuk mund ti marrë si presion ndaj meje. Të më kopjojë është normale sepse është rritur politikisht në partinë socialiste, dhe është normale të kopjosh batutat e kryetarit.