Kryeministri Rama ka lajmëruar qytetarët, se për të gjitha pikëpyetjet që mund të kenë për çështje të ndryshme, ai do ti japë sqarimet e nevojshme në daljen e tij të radhës. Me anë të një komenti në Facebook, Kreu i Qeverisë, Edi Rama njofton se në orën 14:45, do të ketë një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me ta.
Statusi
PAS PAK, NË 14.45 BASHKËBISEDIM DREJTËPËRDREJTË ME JU?
Pyesni më poshtë dhe do t’ju përgjigjem?
Edhe gjatë kësaj fundjave, Shqipëria do të jetë sërish në karantinë. Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi.
Nga sot në orën 17:30, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, gjithçka do të jetë mbyllur, dhe asnjë qytetar nuk do lejohet të dalë nga shtëpia.