Kryesore

Rama njofton çfarë do ndodhë në orën 12:00, paralajmëron Metën

               Publikuar në : 08:52 - 13/06/19 M. S

Partia Socialiste pritet të zhvillojë në Kuvend, një mocion për debat kundër dekretit të kreut të shtetit, Ilir Meta, për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, kryeministri Rama ka reaguar me anë të një shënimi në Twitter.

PS e vendosur për shkarkimin e Metës, Kuvendi 5 orë debat

Statusi

Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi zhvillon 5 orë mocion debati kundër vendimit të presidentit Meta, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Debati i cili u kërkua nga socialistët për të hedhur poshtë vendimin e presidentit, do të zgjasë 5 orë, nga të cilat mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta, ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT